Raporti i tranzicionit 2018-2019 të Bankës Për Rindërtim dhe Zhvillim, si shumë institucione të tjera ndërkombëtare vë gishtin në plagën e PPP-ve.
Përveçse janë të zhvilluara me procedur ajo shumë transparente, po krijojnë shqetësime në lidhje me potencialin që ato kanë për të rritjen e detyrimeve të fshehura citohet në raport për koncesionet me Partneritet Publik Privat duke përmendur kontratën e shkurtit 2018 prej 240 milion euro me kompaninë lokale “Gjoka Construction” për ndërtimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e një pjese të rrugëssë Arbërit.
Për këtë, BERZH sugjeron që projektet e infrastrukturës duhet të kryhen në mënyrë transparente. Kërkesat e Shqipërisë në fusha të tilla si rrugët, hekurudhat dhe portet mbeten të shumta, por është jetike që projektet e investimeve të tenderohen sipas rregullave dhe standardeve konkurruese të praktikave më të mira.
BERZH në raport thotë se politika fiskale e Shqipërisë vazhdon të jetë e kujdesshme duke nxjerrë në pah arritjet, megjithatë nënvizon se borxhi publik kishte rënë në rreth 70 për qind të PBB-së që nga fundi i vitit 2017, dhe është i ndarë në mënyrë të barabartë midis kreditorëve të jashtëm dhe atyre vendas, por kohët e fundit janë nënshkruar projekte infrastrukturore përmes PPP-ve, të cilat shtojnë detyrimet potenciale të borxhit publik në të ardhmen.
Me gjithë parashikimet për rritje 3,9% në 2019-ën, BERZH thotë se rreziqet mbeten të lidhura me dobësitë në administratën publike, ngadalësimin e reformave dhe tensionet e brendshme politike.
Për 2019-ën, BERZH rekomandon vazhdimin e mëtejshëm të reformave të sektorit të energjisë. Në periudhën afatshkurtër, prioritetet janë liberalizimi i mëtejshëm i tregut, zbatimi i disiplinës së pagesave në kompanitë shtetërore dhe përmirësimi i kuadrit rregullator për të siguruar vendosjen e tarifave reflektuese.
Për kreditë me probleme BERZH sugjeron se duhen ende përpjekje për t’i zvogëluar më tej.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




