Para

BERZH jep 565 mijë euro grant për hekurudhën Tiranë-Durrës

Këshilli i Ministrave ka miratuar një marrëveshje granti me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH) për zbatimin e projektit për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe degëzimit të ri drejt aeroportit të Rinasit. 

565 mijë euro do të përdoren vetëm për qëllimet e financimit të Zërave të Financuar nga Granti.

Kompania italiane “ INC S.P.A” u shpall fituese nga BERZH me një ofertë prej 69.7 mln euro dhe kohëzgjatja e kontratës do të jetë 30 muaj.

Për realizimin e këtij projekti hekurudhor, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të financojë veprën me një hua prej 36.87 mln euro ndërsa BE ka akorduar një grant prej 35.4 mln euro.

Linja ekzistuese Tiranë- Durrës ka një gjatësi prej 34,17 km linje hekurudhore, ndërsa degëzimi i ri fillon në km e 27-të nga Durrësi dhe përfundon me një terminal pasagjerësh në Aeroportin “Nënë Tereza.”

Sipas këtij projekti, kjo linjë do të lejojë një shpejtësi treni të paktën 100km/h ndërkohë që çmimi i biletës pritet të kushtojë 1-1.2 euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë