Nga Gazeta ‘SI’ – 900 milionë euro investime do të sigurojë Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në 5 vite për Shqipërinë.
Gjatë prezantimit të raportit të Tranzicionit 2024-2025 drejtoresha e zyrës së Berzh në Shqipëri Ekaterina Solovova tha se asistenca për Shqipërinë synon të mbështes progresin e plotë të Shqipërisë drejt BE dhe do të ketë prioritet mbështetjen për energjinë e rinovueshme , të përgatisë sektorin privat për tu bërë pjesë e tregut europian si dhe të rrisë standardet e fuqisë punëtore.
‘”Bordi ynë miratoi strategjinë e re 5-vjeçare për Shqipërinë e cila bazohet në angazhimin tonë në Shqipëri gjatë periudhës me afërsisht 900 mln euro financime dhe asistence teknike që synon të mbështes progresin e plotë të Shqipërisë drejt BE. Prioritet e strategjisë tonë për vendin janë plotësisht të harmonizuara me strategjinë globale të BERZH dhe janë përshtatur me prioritete dhe nevojat specifike të Shqipërisë. Prioriteti i parë është përshpejtimi I kalimit drejt ekonomisë së gjelbër. Do vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë drejt energjisë së rinovueshme. Prioriteti jonë i dytë synon të ndihmojmë sektorin privat që të përgatitet për të pasur akses në tregun unik europian duke rritur si financimin direkt ashtu dhe indirekt për të përmirësuar konkurrencën qëndrueshmërinë dhe integrimin e bizneseve vendase.
Raporti i tranzicionit të BERZH ofron një analizë të thelluar për riformulimin e politikave industriale në një kontekst global të ndryshuar nga sfida dhe mundësi të reja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.