Kosova

Bërnabiç: Vuçiç nuk do t’ia dorëzojë popullin serb Kosovës

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, tha sot se presidenti Aleksandar Vuçiç është një njeri i përgjegjshëm dhe serioz dhe se do të bëjë çmos për të ruajtur paqen.

Ajo shtoi se ai kurrsesi nuk do t'ia dorëzojë popullin serb Kosovës.

“Është një situatë e vështirë, sigurisht e dhimbshme, është e vështirë ta shikosh, e lëre më të vuash që je pjesëtar i popullit serb në Kosovë e Metohi.

Diplomacia po bën punën e saj. Aleksandar Vuçiç po Lufton dhe së shpejti do ta dimë se çfarë do të bëjë”, tha Bërnabiç me rastin e njoftimit të djeshëm të Vuçiçit se shteti serb do të dalë me kërkesa dhe masa konkrete në 72 orët e ardhshme për shkak të arrestimeve të reja të serbëve në veri të Kosovës.

Ajo tha se “Prishtina çdo ditë po demonstron forcë në Kosovë dhe Metohi kundër popullit serb.”// Tanjug


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë