Nga Gazeta ‘Si’- Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, ka thënë sot se nuk ka kërcënim më të madh për serbët në Kosovë sesa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Bërnabiç e ftuar në programin e mëngjesit të televizionit Pink, tha se nuk mund ta kuptojë pse disa media kanë shkruar se presidenti serb Aleksandar Vuçiç është fajtor për arrestimet e serbëve në verri.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme për mua të nënvizoj se nuk mendoj se ndonjë serb në asnjë moment ishte kërcënim më i madh në Kosovë se Albin Kurti. Çështja më e rëndësishme për ne është Kosova. Dhe a janë ata (serbët nga Kosova) fajtorë që Kurti u egërsua? Ata nuk e bënë. Dhe thonë pastaj se Vuçiç e ka fajin që Kurti ka arrestuar serbët në Kosovë. Nuk është kështu”, theksoi Bërnabiç.
Ajo tha se Kosova nuk ka qenë asnjëherë çështje e opozitës, pra ish-qeverisë, duke shtuar se në vitin 2001 i liruan terroristët nga burgu dhe më pas “në vitin 2004 lejuan pogromin e popullit serb në Kosovë dhe Metohi, si dhe djegien e kishave dhe manastireve.”
Bërnabiç shtoi se shkëputja e Malit të Zi në vitin 2006 ishte një parakusht që Kosova të shpallte pavarësinë dhe se vendi më pas veproi sikur të ishte i lehtësuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.