Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se serbët në veri të Kosovës kanë ngritur barrikadat me kërkesën për të drejtat e tyre themelore njerëzore.
Ajo shtoi se “frikësohet nga përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës”, por nënvizoi se “Serbia do të bëjë çdo gjë të mundur për të ruajtur paqen dhe një lloj stabiliteti”.
Deklaratat e saj erdhën pas një proteste në territorin serb në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinjë, të organizuar nga grupi paramilitar rus Wagner.
Dhjetëra protestues kënduan këngë anti-Kosovë dhe dogjën një pankartë me shkrimin “Marrëveshja e Brukselit”. Ata gjatë ditës u përleshën me policinë serbe në përpjekje për të hyrë në territorin e Kosovës.
Forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, ngritën telat gjemborë në afërsi të kufirit në Jarinjë, në pjesën e territorit të Kosovës në përpjekje për të parandaluar çdo eskalim të dhunës.
Bërnabiç tha se BE-ja dhe SHBA-ja po i dëgjojnë serbët e Kosovës “vetëm kur ata janë në barrikada”, por edhe “atëherë jo siç duhet”.
Sipas saj, serbët e Kosovës i lëshuan institucionet pasi kanë kërkuar për më shumë se “dhjetë vjet respektimin e Marrëveshjes së Brukselit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




