Futboll

Berluskoni kërkon edhe Riberi, Boateng është “çelësi” i lëvizjes

Pas Boateng dhe Balotelit, objektivi i radhës për Berluskonin dhe Galianin është Frenk Riberi. Futbollisti francez i Fiorentinës nuk ka në plan ta rinovojë kontratën që i skadon në qershor dhe sipas “France Football”, është gati të transferohet te Monca, nëse kjo skuadër ngjitet në Serinë A.

Riberi është i lirë të gjejë një skuadër të re të një niveli të lartë, në një kampionat elitar, pavarësisht se më 7 prill mbush 38 vjeç. Përtej ndonjë problemi fizik, paraqitja e tij me Fiorentinën ka qenë e mirë dhe më shumë se një rikthim në Gjermani, ai po sheh mundësinë për të qëndruar në Itali, por jo te Fiorentina.

Frenk Riberi, 38 vjeç. Gazeta Si, 2 shkurt 2021

Me anë të një ndërmjetësi, Galiani ka lëvizur dhe ka nisur kontaktet me futbollistin gjatë muajit janar. Ideja ishte që Riberi të kalonte direkt te skuadra e drejtuar nga Broki, por kjo mundësi ra poshtë. Por klubi i Berluskonit nuk heq dorë nga francezi veteran dhe për ta bindur kërkon të shfrytëzojë miqësinë që ai ka me Boateng. “Numri 7, si Riberi”, – ishte shprehur Boateng gjate prezantimit te Monca. Gjatë muajve të fundit edhe Flamini kishte shprehur interesin për të luajtur te Monca.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë