Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i PD, Sali Berisha gjatë konferencës së kësaj të mërkure zbuloi disa prej projekteve të koalicionit të krijuar “Shqipëria Madhështore”.
Ai tha sipas tij se ky koalicioni i drejtuar nga PD do e nxjerrë vendin nga skamja.
Komentet Berisha i bëri përmes një deklarate për mediat, ku tha se koalicioni në fjalë është premtimi më real dhe madhështor për shqiptarët, pas përmbysjes së diktaturës komuniste.
Ai shtoi se Shqipëria Madhështore ka si kusht të të gjitha kushteve që asnjë shqiptar i vetëm të mos njohë më varfërinë ekstreme.
“Unë e kuptoj se njerëz të lodhur, njerëz pse dhe jo të rraskapitur nga skamja, të dëshpëruar nga brutaliteti i narkodiktaturës, mendojnë se Shqipëria Madhështore është Shqipëria e largët.
Por unë jam sot para jush për të garantuar ata se Shqipëria Madhështore do jetë më e afërt se kurrë dhe do jetë një realitet i mrekullueshëm për shqiptarët në Shqipëri dhe kudo në botë.
Shqipëria Madhështore ka si kusht të të gjitha kushteve që asnjë shqiptar i vetëm të mos njohë më varfërinë ekstreme.
Në këtë kontekst, paketa jonë për vendosjen e minimumit jetik 200 euro dhe indeksimin e tij të përvitshëm me shkallën e rritjes së çmimeve, vendosja e rrogës minimale 500 euro, e rrogës mesatare 1200 euro, rritja e pensioneve me 20 përqind, ulja e çmimit të naftës me 30-40 përqind, vendosja e kartës së konsumatorit për të gjithë ata që marrin pensione, minimum jetik dhe rroga të ulëta për të rimbursuar shumën përafërsisht 450 euro në vit për ushqimet dhe gjërat bazë që blejnë.
Çmimi i energjisë prej 7 lekë. Çmimi i energjisë për bizneset nga 18-24 që është sot, në 6 lekë.
Pjesëtimi me 5 i çmimit për pronën etj do i japin një çlirim të menjëhershëm shqiptarëve nga dhimbjet e skamjes ekstreme”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.