Nga Gazeta ‘Si’-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se Partia Demokratike ka një plan për uljen e çmimit të banesave.
Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës së tij në një deklaratë për mediat, ku tha se kjo mund të arrihet përmes taksës së ndikimit në infrastrukturë, e cila sipas tij do ulet nga 18% e çmimit të shitjes në 2% të preventivit.
“Shkak themelor i çmimeve strastosferike në ndërtim janë taksat absurde që vendosen mbi sipërfaqen e ndërtimit, të cilat në fakt sipas rastit, minumimi 10fishuan taksën e përparme dhe në raste të tjera edhe 20 apo 30fishuan atë. Dhe e gjitha kjo iu faturohet qytetarëve, duke ua shndërruar në pamundësi blerje.
Ose duke i shndërruar apartamentet në molla të ndaluara.
Jo vetëm kaq, por kjo ka një ndikim shumë të fortë tek qiratë. Dhe në vendin me rrogat më të ulëta në Euiropë, qiratë janë në nivelet më të lartat”, tha Berisha.
Ai tha gjithashtu se me ardhjen e PD në pushtet, do të vendoset taksa e sheshtë 10 % mbi kapitalin, mbi të ardhurat nga puna, me përjashtim të 50 mijë lekëve të para, që sipas tij nuk do tatohen.
Sipas tij do të ketë: “Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël. Tavani vjetor për tatim fitimin zero për biznesin e vogë.l”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.