Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike e ka komentuar si një refuzim të Veliajt paktin e ofruar nga Rama sipas tij, faktin që kryebashkiaku i është drejtuar Kushtetueses.
Duke folur në një konferencë me mediat, lideri i opozitës, Sali Berisha tha se ish-kryebashkiaku nuk pranoi që të linte në fuqi vendimin e shkarkimit, duke shtuar se kjo sipas tij i ishte kërkuar nga Vangjush Dako në qeli.
Sipas Berishës, pavarësisht se beteja do të vijojë në Kushtetuese, Presidenti Begaj do të firmosë që sot dekretin për datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Tiranë.
Ai sulmoi edhe Presidentin Bajram Begaj, duke e quajtur kukull të Kryeministrit.
“Pavarësisht nga kjo, sot është ditë e hënë, prisni nga ora 1 kukulla e Edi Ramës në presidencë do firmosë, mos pastë lënë edhe ai autopenin aty, për datën e zgjedhjeve. Tani, meqenëse shtron një problem, të garantoj se opozita sot, në këtë moment që flasim, ka jo një, por ka disa kandidate dhe kandidatë të pakrahasueshëm me Korbën e Korrupsionit. Të pakrahasueshëm. Ju ftoj zotëri të rikujtosh vetëm një moment, tronditjen e tmerrshme të Ogertës kur mësoi se emërohet kandidate për kryetare bashkie”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



