Sali Berisha, njofton se zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike mund të zhvillohen në datën 21 ose 22 maj dhe konfirmoi se ai do të jetë një nga kandidatët.
“Unë pothuajse e kam shpallur kandidimin tim, por kuvendi do të caktojë për zgjedhjet e kryetarit. Më pas do të caktoj datën për zgjedhjen e kryetarin dhe do e shpall. Kuvendi do të autorizojë Komisionin e Rithemelimit deri ditën e zgjedhjes së Kryesisë së PD-së”, tha Berisha.
Në deklaratën e bërë për mediet në orët e vona të së mërkurës, pas mbledhjes së Grupit të Rithemelimit, Berisha zbuloi disa nga emrat që janë larguar dhe që kanë marrë ftesë për t’u rikthyer.
“Po, ka emra që do të rikthehen. Arben Imami, Jozefina Topalli që mund të rikthehet si të dëshirojë. Majlinda Brengu, Astrit Patozi, Rudina Hajdari. Të gjithë ata që për një motiv apo një tjetër janë larguar, janë të mirëpritur”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.