Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, nga sheshi para Kryeministrisë u është drejtuar me një thirrje gjyqtarëve në Hagë, pas kërkesës së Prokurorisë së Specializuar në Hagë për dënimin me nga 45 vite burg të katër ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Berisha tha se ish krerët mbrojtën mijëra shqiptarë të Kosovës nga gjenocidi serb.
Sipas tij, para gjykatës duhet të jenë Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.
“Të dashur miq, dje në Hagë, Prokuroria paraqiti një pretencë kundë udhëheqjes së Kosovës, identike me pamfletën e propagandës së verbër ultranacionaliste serbe.
Nga kjo platformë, iu bëj thirrje gjyqtarëve të vlerësojnë gjithçka në bazë të ligjit, të shpallin pafajësinë e atyre burrave që me heroizëm mbrojtën dhjetëra e mijëra shqiptarë nga gjenocidi serb. Zotëri gjykatës, ballkani ka njohur gjenocide të tmerrshme dhe dy janë ata që e kryen.
Vuçic që mori safaarin e qytetarëve në Sarajvë dhe nuk njeh gjenocidin serb në bosnjë, argati i tij, Edi Rama që përzuri shqiptarët. Ndaj dhe zotëri gjykatës, për të bërë drejtësi duhet që këto dy monstra të ulen përpara jush, dhe jo luftëtarët e lirisë”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



