Nga Gazeta ‘Si’- “Antony Blinken e shpalli Dumanin kampion se ishte autor i grushtit të shtetit që ndërmori vetë zoti Blinken kundër opozitës shqiptare”.
Kështu u shpreh kreu i PD Sali Berisha në një konferencë me gazetarët, teksa paralajmëroi nxjerrjen e dokumenteve për kreun e SPAK. Sipas Berishës, Dumani fsheh krimin.
“Përbën një zhvillim tjetër jashtëzakonisht negativ. Kreu i një organizate kriminale, që unë shumë shpejt do të nxjerr dokumentet këtu, merr në dorë për të verifikuar të tjerët, në një kohë kur ai për veprimtarinë e tij duhet të jetë në qeli. Ai fle mbi krimin, fsheh krimin. Ai është pronari i tre shtëpive me rrogë shteti, që të garantoj se nuk ka qytetar shqiptar që ka punuar në shtet me ndershmëri, nga president republike e poshtë, që mund të blejë jo tre, por asnjë banesë të vetme pa kredi. Unë që po flas këtu, e shita atë që kisha, e cila ishte nja 40 metra më e vogël se kjo që mora.
Pra unë bleva 40 metra. Antony Blinken e shpalli kampion se ishte autor i grushtit të shtetit që ndërmori vetë zoti Blinken kundër opozitës shqiptare. Dhe unë këtë e kam thënë me kohë dhe nuk ka asgjë të re”.
Sipas Berishës ajo që bëri Blinken dhe Soros ishte një grusht shteti ndaj demokracisë dhe opozitës shqiptare, ndërsa Dumani sipas tij hyri në lojë me urdhër të diplomatëve amerikanë dhe Edi Ramës.
“Ajo që bëri zoti Blinken dhe Xhorxh Soros ishte një grusht shteti ndaj demokracisë, ndaj opozitë shqiptare. Altin Dumani hyri në lojë me urdhër po të diplomatëve amerikanë dhe të Edi Ramës në një kohë kur ata dështuan me forma të tjera, me formën e gostitjes më bar të demokratëve etj. Kështu që ajo nuk më habit fare, madje mu’ duk e vonuar” tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




