Politike

Berisha: Sot ishte një ditë beteje në Kuvend, luani po zgjohet

I ndodhur në “arrest shtëpie”, ish-kryeministri Sali Berisha ka falenderuar deputetët e PD-së nga dritarja ku e ka bërë tradite komunikimin me mbështetësit e tij që mblidhen poshte pallatit ku jeton.  

“Luani i fjetur i shqiptarëve po zgjohet çdo ditë e më shumë. Autokracinë, diktaturën e bandave, krimit dhe drogës e pret fundi i merituar.

Miqtë e mi, sot ishte një ditë beteje në parlament. Një ditë beteje këtu në Rrugën e Shpresës.

Opozita, e cila qe parashikuar të mos ekzistonte, të ishte thjesht një stoli e armikut më të egër të qenies së shqiptarëve, regjimit të Edi Ramës, sot është më në këmbë se kurrë.

Opozita kaloi, mbijetoi skenarë nga më antidemokratikët, më antishqiptarët, por e veshur me idealet më fisnike të popullit opozitar, ajo është sot këtu në këmbë, e gatshme për çdo betejë pa kthim, gjer në fitore”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë