Politike

Berisha rikthehet në Qytetin Studenti, thirrje të rinjve: Dhëmb për dhëmb me regjimin e krimit

Në Ditën e Rinisë kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është rikthyer në Qytetin Studenti për të përkujtuar 8 dhjetorin nga ku nisi beteja për rënien e regjimit komunist. Sot 34 vite pas rënies së diktaturës komuniste, Berisha teksa solli në vëmendje atë kohë, dhe tha se kjo ngjarje përkujtohet nën një diktaturë të re, duke e shndërruar Shqipërinë në protektorat krimi.

“Shqipëria sot përjeton një diktaturë që të gjitha pushtetet janë në dorë të një njeriu, të padrinjos shqiptar, që nuk njeh ligj e moral, një diktaturë që zgjedhjet i ka shndërruar në fasadë e farsë dhe ka rikthyer në Shqipëri burgjet e arrestimet politike.

Ai u bëri thirrje të rinjve të vendosen përballë regjimit sikurse studentët që shembën diktaturën komuniste.

“Dhe kjo diktaturë njëlloj si komuniste dorëzohet se nuk ka të ardhme por dorëzohet vetëm nga ju, në momentin kur ju studentët e të rinjtë të vendosen ballë për ballë e dhëmbë për dhëmb me të. Muajin e fundit ju keni marrë mbështetjen ndërkombëtare, më të jashtëzakonshme në tërë historinë tyre, në mbarë botën është denoncuar Shqipëria narkoshteti i parë në Europë, të gjithë pushtetet janë në duart e një njeriu, procesi elektoral është shndërruar në fasadë. Maskat ranë kërkohet nga ne sulm dhe vetëm sulm. Le të ngrihemi ne në lartësinë e idealeve të atyre që shembën diktaturën komuniste për të shembur diktaturën më të keqe që kanë njohur shqiptarët, të krimit drogës e vjedhjes së tyre”.

Ai bëri thirrje për mosbindje civile dhe u shpreh i sigurt për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.

“Ky pushtim me sulmin tuaj do shkrihet si bora para diellit të nxehtë dhe ne do shkojmë në zgjedhjet e 11 majit të sigurt në fitore. Të vazhdojmë mosbindjen civile të vazhdojmë betejën, është radha jonë. Qeveria e PD në programin e saj do ketë të rinjtë shqiptarë shkollimin, punësimin, rolin e tyre. Garantoj se do të bëjmë gjithçka që kjo Shqipëri të rikthehet në Shqipërinë e shqiptarëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë