Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka konfirmuar sërish në detyrë Gazment Bardhin si kreun e Grupit të PD-së.
Poste të reja marrin dy deputetët Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti, të cilët janë emëruar nënkryetar të grupit parlamentar.
Sekretare e Grupit është zgjedhur deputetja Elda Hoti, ndërsa zëdhënëse Ledina Alolli.
Ndërkohë, deputeti Agon Gjekmarkaj do të vijojë të mbaj postin e Nënkryetarit të Kuvendit,
“Propozoj kryetarin e grupit të PD-së, Gazment Bardhi. Udhëhoqi grupin në kushte shumë të vështira. Me drejtimin e tij do të njohë performancë të re gjatë kohëve që vijnë. Dhe nënkryetar Kuvendi, Agron Gjekmarkaj.
Nënkryetar të grupit parlamentar Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti. Dy të rinj me formim dhe kontribut politik. Sekretare Elda Hoti, detyrë që e ka kryer edhe si deputete edhe si sekretare. Dhe zëdhënëse Ledina Alolli.
Sot konstituojmë grupin dhe nesër dhe pasnesër caktojmë përfaqësuesit tanë në Komisionet Parlamentare. I uroj suksese Kryesisë së re. Së bashku do caktojmë përfaqësuesit tanë në komisione”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




