Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se revolta qytetare mbetet zgjidhja e vetme ligjore dhe kushtetuese kundër kësaj qeverie.
Në një komunikim me qytetarët, Berisha tha se qytetarët kanë të drejtë në ligj, kushtetutë e moral, të ndërmarrin çdo hap dhe të përdorin çdo mjet për largimin e kësaj qeverie.
Duke folur mbi protestën e paralajmëruar në 22 dhjetor, Berisha theksoi se të hënën qytetarët i japin ultimatum Edi Ramës.
“Nga protesta e të hënës, qytetarët shprehin revoltën e tyre dhe japin ultimatum Edi Ramës. Dorëheqja e Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve që Shqipëria të rigjejë paqen që meriton”, shtoi ai.
Berisha tha se protesta të hënën ndalet vetëm me largimin e Edi Ramës
“Ne dalim në protestë të hënën për të shënuar fillimin e revoltës popullore për largimin e Edi Ramës”, u shpreh ish-kryeministri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




