Politike

Berisha reagon pas SPAK: Dumani, zëdhënësi i Ramës

Nuk ka vonuar shumë përgjigja e kryeministrit Sali Berisha për kreun e SPAK, Altin Dumani dhe kryeministrin Edi Rama, pasi Prokuroria e Posaçme hodhi poshtë pretendimet e tij se shtetasi Zaho Koka ka dorëzuar foto që provojnë lidhjet e vëllait të kryeministrit, Olsi Rama, me trafikantët e kokainës në dosjen “Xibraka”.

Në reagimin e tij, Berisha e akuzon kreun e SPAK si zëdhënës të kryeministrit dhe pretendon se Dumani po fle mbi dosjet e krimit, duke u përpjekur të fshehë provat që sipas tij inkriminojnë Olsi Ramën.

REAGIMI I BERISHËS:

Sot, pasi denoncova para ‘SKRAP-it të Partisë’ fshehjet e krimit të Olsi Xibrakës, mashtrimin e tij publik duke deklaruar se kishte udhëtuar vetëm një herë me makinën e udhëtimit të drejtuesve të grupit të Xibrakës, ndërkohë që me dokumente zyrtare faktohet se Olsi Rama ka përdorur makinën e drejtuesve të bandës për të kaluar kufirin jo një, por së paku pesë herë, reagoi jo Olsi, por vëllai i Olsit, me zëdhënësin e tij, Altin Lala.

Edi Rama, me zëdhënësin e tij Lala, nuk dha asnjë provë apo fakt se Olsi Rama nuk kishte kryer mashtrim publik, duke deklaruar se kishte udhëtuar vetëm një herë me makinën e udhëtimit të drejtuesve të grupit të Xibrakës, ndërkohë që faktohet se ka udhëtuar shumë herë me atë makinë.

Përveç kësaj, Edi Rama, me zëdhënësin e tij në ‘Skrapin e Partisë’, i cili fle mbi dosjet e krimit dhe copëton e mbyll krime të rënda të skapistëve dhe politikanëve qeveritarë, mendon t’i diktojë opozitës se çfarë mund të publikojë dhe çfarë nuk mund të publikojë ajo.

“Dorëzoi fotot e Olsi Ramës në SPAK”, Dumani i përgjigjet Berishës: Nuk ka kallëzim nga Zaho Koka

Me reagimin e sotëm, Edi dhe Olsi Rama, me zëdhënësin e tyre mercenar Altin Lala, faktuan se janë të tmerruar nga krimet dhe lidhjet e tyre të tmerrshme me krimin.

Me këtë rast, iu bëj të ditur atyre, por edhe gjithë shqiptarëve, se Partia Demokratike, në emër të interesit publik, do të publikojë çdo fakt, provë apo dokument që faktojnë lidhjet me krimin të Edi Ramës, familjarëve të tij, qeveritarëve, deputetëve, narko-zyrtarëve, narko-skapistëve apo narko-gjykatësve të narkoshtetit shqiptar dhe do t’i denoncojë këto lidhje para opinionit publik kombëtar dhe ndërkombëtar!

Me këtë rast, PDSH fton qytetarët, por edhe punonjësit e ndershëm të administratës, t’i dërgojnë asaj çdo provë, fakt apo dokument që provojnë lidhjet e pushtetit me krimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë