Drejtësia

Berisha: Rama u tmerrua nga BKH dhe patllaket e agjentëve (tregon dhe mesazhin për Dumanin)

Gazeta Si – Kreu i PD Sali Berisha zbatoi këtë të masën e sigurisë, “detyrim paraqitje” për aferën “Partizani”. Ai u paraqit brenda godinës së SPAK, la një shënim për drejtuesin në largim të kësaj strukture, Altin Dumani dhe tregoi para mediave se çfarë kishte shkruar.

“Armikut të egër të pluralizmit politik dhe të votës së lirë të shqiptarëve, mercenarit të Edi Ramës dhe narkoqeverisë së tij, Altin Dumani, me kujtesën se për veprat e tij të rënda penale, drejtësia një ditë do thotë fjalën e saj!”.

Duke vijuar sulmet ndaj ish-kreut të SPAK, Berisha theksoi se “Dumani e mbyll me faqe të zezë, me pasuri të fshehura”.

Ai deklaroi se ka prova të plota. Madje paralajmëroi se herën tjetër “do i bëjë bilancin”. “Ai do të mbahet mend si armik i egër i pluralizmit politik”, tha Berisha, duke e etiketuar si “Altin Troplini”.

“Të them unë ty, jam ish-president dhe ish-kryeministër. Asnjë rrogëtar nuk mund të bëhet de-facto me katër apartamente me rrogën e shtetit”, shtoi kreu i PD-së.

Teksa iu referua deklaratës së një dite më parë të kryeministrit Rama, se agjentët e BKH kishin shkuar në godinën e kryeministrit, Berisha tha se Rama e ka mbajtur të fshehtë për më shumë se 20 ditë kontrollin.

Sipas tij, agjentët e BKH-së e tmerruan kryeministrin Edi Rama kur ata i shkuan te zyra.

“Me patllake dërrase, më patllake të vërteta nuk do kenë se na e tmerruan kryeministrin. Kishte mbajtur të fshehtë mbi 20 ditë shkuarjen e agjentëve të BKH në Kryeministri me patllake. Rama i tmerruar e mbajti të fshehtë dhe e nxoro të nesërmen e vendimit antikushtetueses. Kjo i dha zemër Ramës. Pas vendimit të GJK mbyllet cdo mundësi të hetohen ministra. Ai mori garanci për këtë. Nëse nuk ka pezullim, imunitetin dhe arrestimin nuk e lejon kurrë. Ajo masë që u kishte ngel në duar Prokurorisë, ishte pezullimi në rastin e ministrave dhe këtë pasi parti GJK deri në tjegulla e bllokoi. Një akt si ky nuk ka ndodhur”, tha ai.

Ai komentoi edhe vendimin e Kushtetueses për rikthimin në detyrë të Belinda Ballukut, si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës.

Sipas tij, ky vendim tregon se mbyllet çdo mundësi e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të hetuar ministra.

Por Berisha theksoi se qytetarët do t’i japin përgjigjen kryeministrit Edi Rama më 22 Dhjetor, datë kur është thirrur protesta kombëtare e PD-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë