Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për lidhje me grupe të fuqishme kriminale dhe përfshirje në aktivitete të narko-terrorizmit ndërkombëtar.
Berisha iu referua denoncimit të bërë nga ana e tij lidhur me një takim të vitit 2019 në Aruba të Karaibeve, ku sipas tij kryeministri Rama dhe disa prej ministrave janë takuar me organizata narko-kriminale, të cilat janë shpallur “terroriste” nga DASH.
Sipas Berishës, këto informacione janë mbështetur nga hetime të antimafias italiane.
“Rama duhet të japë dorëheqjen si person i rrezikshëm, si bashkëpunëtor i organizatave të narkoterrorizmit ndërkombëtar. Largimi i Ramës është rruga e vetme e shpëtimit të shqiptarëve.
Edi Rama mendon se do ta kapërcejë Arubën, ka edhe mbështetës që kur më dëgjojnë që flas për narkoshtetin ose Arubën zemërohen me Sali Berishëm, por unë do të mbroj interesat e shqiptarëve.
Charteri është nisur nga Tirana”, tha Berisha.
Sipas tij, Shqipëria është kthyer në një “narko-shtet në Europë”, dhe kjo, sipas tij, ka ndodhur “pikërisht nga Rama”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




