Politike

Berisha: Rama të japë dorëheqjen! Ashtu si Maduro, i ka familjarët të zhytur në drogë

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i PD Sali Berisha e krahasoi situatën në vendin tonë me Venezuelën.

Ndonëse tha se Shqipëria nuk ka naftën e Venezuelës, ai shtoi se sipas tij Rama dhe Maduro janë si ‘një pikë uji të pistë të ndarë në mes.’

Berisha akuzoi Ramën së udhëheq kartelet më të fuqishme të kokainës në Europë, ku përmendi kartelin Çopja dhe kartelin Troplini.

Sipas tij, Rama është faktuar se njëlloj si Maduro arreston kundërshtarët politikë, përdor institucionet për shtypjen e pluralizmit.

“Edi Rama, njëlloj si Ramaduro, i ka familjarët e zhytur në drogë. Ai të shoqen, ky vëllain. Olsin, me dokumente.

Rama, njëlloj si Ramaduro ka varfëruar shqiptarët në shkallë të pabesueshme. Nga njerëzit më të paguar në vitin 2013 në rajon, janë sot njerëzit më të keqpaguar në rajon.

Ramaduro njëlloj si Maduro përzë qytetarët nga vendi i vet. 40 përqind e shqiptarëve kanë ikur gjatë regjimit të Ramës kundrejt 20 përqind në rastin e Venezuelës.

Pra, vërtet gjeografia është krejt tjetër, vërtet përmasat janë të ndryshme, vërtet rezervat e naftës janë të ndryshme, por ngjashmëria midis Ramaduros dhe Maduros janë identike, vëllezër siamezë, në raport me drogën, me demokracinë, me shtypjen, në raport me qytetarët dhe grabitjen e tyre”, tha Berisha ndërsa i bëri thirrje të japë dorëheqjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë