Politike

Berisha: Rama sulmoi drejtësinë ndërsa PE kërkon hetim për Ballukun

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar nëpërmjet një videomesazhi ku akuzoi Ramën për sulm ndaj drejtësisë mbrojtje të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Berisha deklaroi se në Parlamentin Europian (referuar draft-raportit për Shqipërinë) në të njëjtën kohë që Rama fliste, u kërkua në mënyrë të prerë sipas tij heqja e imunitetit të Ballukut.

“U kërkuan kushtëzime të forta për Shqipërinë në procesin e integrimit dhe heqja përfundimisht dorë nga amendamentet dhe ligjet me të cilat Edi Rama do të mbrojë veten, familjen dhe bashkëpunëtorët e tij”, tha Berisha.

Po ashtu, kreu i PD deklaroi se Rama sipas tij po manipulon opinionin publik, duke folur për integritetin e drejtueses së AKSHI-t, ndërkohë, sipas tij  bëri avokatin e saj.

“Mashtroi në mënyrën më të paskrupullt. U tha shqiptarëve se ministrat, zëvendëskryeministrat apo kryeministrat në Gjermani japin dorëheqjen si detyrim moral. Por kjo nuk ndodh në vende të tjera; ndodh vetëm në shtetin ligjor të avancuar dhe të konsoliduar të Gjermanisë. Një mashtrim me bisht. Jo larg, por nga viti 2009–2013, në Shqipëri kanë dorëzuar imunitetin, kanë dhënë dorëheqjen zëvendëskryeministra e ministra, si dhe është hequr imuniteti për disa të tjerë.

Ky mendon se të tjerët vuajnë nga amnezia. Në ekspozenë e tij, Edi Rama bëri mbrojtjen, avokatinë e AKSHI-t”, u shpreh kreu i PD.

Sipas tij, Mirlinda Karçanaj “nuk është gjë tjetër veçse prestanome e Lindës tjetër, e gjysmës më të mirë të Edi Ramës”.

“Edi Rama e ka shumë të qartë se kopshti privat kishte një kopshtar, dhe ky është ai vetë. E ka shumë të qartë se në dosjet e prokurorisë, kopshtarja private e këtij kopshti është Linda Rama”, u shpreh ndër të tjera kreu i PD.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë