Nga Gazeta ‘SI’- Në një konferencë për mediat, kreu i PD-së, Sali Berisha ripërsëriti se në takim me partitë e djathta në Bruksel, ka prezantuar provat e asaj që e quan “farsë elektorale të Edi Ramës”, mbi zgjedhjet e 11 majit.
“Dje u ktheva nga Brukseli, ku mora pjesë në forumin e Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, organizatë që grupon 87 parti politike të qendrës së djathtë dhe konservatore nga të gjitha vendet e botës.U paraqitën vendimet e qeverisë 100 euro për votë për çdo pensionistë, u falën 200 milion euro, punësime për votë, dhjetëra mijëra hektarë kanabis për votë, janë këto akte të cilat rrëzojnë në mënyrë përfundimtare farsën elektorale të 11 majit.
Pa llogaritur këtu ndërhyrje e krimit të organizuar në 20 bashki të vendit dhe 10 qarqe. Rezultatet kulmuan me më të votuarit, persona anonim si Sala Mila, Arken Balla, e të tjerë. Në totalitet, do të përmbledh se çfarë ishin zgjedhjet në Shqipëri me fjalët e një miku të çmuar të Shqipërisë. Zgjedhjet në Shqipëri deklaroi ai, ishin të njëjta me ato që kisha parë në Zambia të diktatorit… U them shqiptarëve se ku hap i parë i rëndësishëm në mbrojte të votës së tyre, që vinte pas një seri aktesh madhore të mishëruara me 4 rezoluta që dënojnë narkoregjimin e Ramës, ishte një vazhdimësi dhe sukses në realizmin e qëllimit tonë”, tha Berisha.
Ai shtoi se Rama “nuk do ta gëzojë këtë mandat”.
“Beteja është e hapur në të gjitha frontet, shpejt do të jetë dita kur ambasadat e narkodiktatorit do të rrethohen nga populli që iu shkelmua vota. Rama ka shpalosur armiqësinë më te egër ndaj votës së shqiptarëve. Këtë mandat nuk do ta gëzojë, dhe do të përgjigjet 1 më një për këtë masakër elektorale që bëri, haptas pa asnjë kufizim”, tha drejtuesi demokrat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.