Politike

Berisha: Rama po mbulon pazarin me Dumanin për shkëmbimin e Erion Veliajt me Olsin

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka bërë një pazar – siç e quajti ai – me kreun e SPAK, Altin Dumani, për të futur në burg Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, e për të lënë jashtë vëllain e tij, Olsi Rama.

“Sot, Edi Rama ishte më i dystuar se kurrë në jetën e tij. Nga njëra anë donte me çdo kusht të mbulonte pazarin që kishte bërë me Altin Dumanin, shkëmbimin e Erion Veliajt me Olsi Ramën. Besoj se nuk mbeti njeri pa e kuptuar që Erion Veliaj ishte çmimi që u pagua për Olsin”, tha Berisha në një konferencë për mediat.

Berisha tha sipas tij se Rama është i vetëdijshëm që e presin ndëshkime të rënda për krimet që ka kryer dhe e quajti atë arkitekt të narkodiktaturës.

“Dhe, në fjalimin anatemik të tij, të mallkimit universal, njeriu i vetëm që tregoi se ishte aleat i tij, ishte Altin Mercenari, Altin Dumani. Fjala e Edi Ramës në aspekte të tjera ishte fjala e një njeriu që e di se e presin ndëshkime të rënda për krimet që ka kryer. Edi Rama deklaroi se ka krijuar Republikën e Prokurorëve. Jo. Është narkodiktaturë, ata nuk janë gjë tjetër vetëm mercenarë. Se padrino, se arkitekt i kësaj është Edi Rama”, shtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë