Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Partisë Demokratike, foli sot për protestën që PD do të organizojë më 15 mars për të shprehur kundërshtimin për vendimin e qeverisë për mbylljen e përkohshme për një periudhë 12 mujore të platformës së rrjeteve sociale TikTok.
Berisha tha se protesta e 15 marsit do të jetë një protestë kundër censurës, ndërsa deklaroi sipas tij se të rinjtë nuk e duan kryeministrin Rama për shkak të arrogancës që ai ka.
Madje, ai pretendoi se Rama po e mbyll TikTokun për shkak se po përballet me shumë kritika nga të rinjtë në këtë platformë.
“Protesta kundër censurës po afron. Është një protestë që është mirëpritur jashtë mase nga nxënësit, studentët dhe të rinjtë, jashtë mase!
Ata, e konsiderojnë censurën një akt brutal direkt kundër tyre. Pra, qendrimi ndaj Tik Tokut është një qendrim censure. Sepse, nuk e mohoj që smartfoni ka një ndikim tek të rinjtë dhe te fëmijët, në kuptimin e konsumimit të kohës më shumë se sa duhet. Por, nuk është Tik Toku si i tillë. Jo!
Pra, është një akt hakmarrës i Edi Ramës ndaj kritikave që i bëjnë të rinjtë. Se ta keni një gjë parasysh. I riu, për definicion, nuk mund ta ketë kurrë arrogancën. Kjo është arsyeja që të rinjtë nuk e pëlqejnë Edi Ramën. Dhe, pikërisht për këtë arsye ai mbyll Tik Tokun, se atë e kritikojnë, e ironizojnë, e tallin në Tik Tok”, deklaroi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




