Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha në një komunikim me mediat se me 11 shkurt shqiptarët duhet të protestojnë kundër Edi Ramës.
“Unë u them shqiptarëve se ky njeri çdo ditë që rri në pushtet, rri për t’u vjedhur ju dhe pasurimin e tij.
Ky njeri deklaroi se nuk do të shkojë në parlament dhe për këtë fajësoi opozitën, e cila kërkoi në mënyrën më legjitime debat me mocion për aktin e tij të shëmtuar.
Por kjo është për parlamentin. Po në qeveri, a e dini ju se nga 48 mbledhje qeverie në vit, Edi Rama udhëheq me Ballukun. Ai ka kryesuar vetëm 19 mbledhje. Por shqiptarët nuk kanë votuar për Ballukun. Kjo nuk ndodh në asnjë vend.
Po t’i analizojmë ato 19 mbledhje, të gjitha janë për plaçkitje dhe interesa personale.
Tani deklaron se nuk do të shkojë as në parlament. U bëj thirrje shqiptarëve, më datë 11 ta krrejmë nga detyra atë person, atë parazit, atë hajdut që nuk ka asnjë normë dhe standard.
Këtë njeri që bën 137 udhëtime me avion personal, duke harxhuar 22 milionë euro, duke shtuar këto rrogat e personelit të ‘Ismailit’, milionat shtohen edhe më shumë, se ai ka një personel të gjerë në shërbim të kryeministrit.
Pra, duhet të largohet menjëherë dhe sa më shpejt”, tha Berisha. Ai iu referua edhe kërkesës së PD për komisionin hetimor
“Largimi i Edi Ramës është një kusht, është një domosdoshmëri jetike për vendin.
Edi Rama nuk njeh gjuhë tjetër veç frikës. Populli do i tregojë frikën. Ai nuk mund të qëndrojë më. Ai ka turpëruar çdo shqiptar. I ka futur thikë pas shpine, në fushën më sensitive, partnerit kryesor të Shqipërisë dhe kryeaksionerit, liderit në fushën e paqes dhe sigurisë botërore.
Edi Rama nuk mund të qëndrojë duke mohuar dhe duke mashtruar shqiptarët se nuk ka lidhje me mua. Nuk mund të mohojë kur emri i tij është 14 herë në aktpadi.
Ndërkohë u depozitua në parlament kërkesa për hetim parlamentar, e firmosur nga 43 deputetë. Ata kanë deklaruar se nuk do e pranojnë, por i garantoj shqiptarët se komisioni do ngrihet dhe Edi Rama do largohet nga pushteti.
Komisioni do japë një kontribut të madh në hetimin e këtij problemi. Gjetjet e tij do ia përcjellë autoriteteve të SHBA. Sikundër komisioni do të përpiqet, në rrugë zyrtare, të vendosë lidhje edhe me komisionin e Kongresit të SHBA, për të hetuar me gjetje dhe fakte të shumta”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.