Nga Gazeta ‘Si’- Pas kaosit të seancës plenare, nga jashtë Kuvendit, kreu i PD Sali Berisha deklaroi e sipas tij, Rama ka vendosur të lëshojë Belinda Ballukun.
Sipas Berishës, Rama është në zgjedhjen më të vështirë të jetës së tij.
“Balluku nuk vjen në parlament ndonëse duhet të informojë shqiptarët se një pazar i pistë është bërë. Pazari është më në fund siç njoftova edhe 3 ditë më parë se Rama ndodhej në zgjedhjen më të vështirë të jetës së tij mes Lindës e Belindës. Dhe mbrëmë ka vendosur të mbajë lindën dhe të lëshojnë Belindën”.
Ai përsëriti akuzat ndaj Ergys Agasit duke e cilësuar si njeriun më të afërt të Ramës.
“Ergys Agasi është njeriu më intim i Edi Ramës. Terrorist me dy pengmarrje jeton i qetë me mbrojtje shtetërore”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




