Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka komentuar përplasjen Rama-Veliaj për kryetarin e komanduar të bashkisë së Tiranës që nisi dy ditë më parë.
Sipas Berishës, Veliaj u shkarkua nga Rama dje në orën 2 të drekës dhe pasi kryebashkiaku i arrestuar e mori vesh, vendosi të tërheqë shkarkimin e Anuela Ristanit.
(Vendimi i shkarkimit nga Veliaj i Anuela Ristanit u kundërshtua nga Rama).
Berisha e ka cilësuar këtë veprim si një “saltro mortale” të Veliajt, duke theksuar se ky i fundit pretendoi se shkarkimi ishte një keqkuptim dhe e mori këtë vendim nën kërcënimin e Edi Ramës.
“Pasi Veliaj vendos të shkarkojë Ristanin dhe emërojë Sara Goxhaj për firmën e tij, delegon firmën, ai bën një saltro mortale të papritur. Thotë se kjo ishte një keqkuptim dhe këtë e bëri nga një kërcënim alla mafioz i Edi Ramës që vendosi shkarkimin e Erion Veliajt.
Dhe me t’u marrë vesh shkarkimi i Erion Veliajt, Erion Veliaj sikur të ishte në zyrën e bashkisë së Tiranës dhe jo në Durrës. E kuptoni se çfarë kontrolli i tmerrshëm i bëhet atij njeriu. Si e mori vesh dhe ku e mori vesh ai që u shkarkua dje në ora 2 të ditës. Si e mori vesh me thoni ju mua?
Dhe Erion Veliaj merr kthesën e menjëhershme ku thotë ishte një keqkuptim se rikthehet, mbetet në fuqi emërimi i Ramës, antikushtetues i tij, për Anduela Ristanin”, tha Berisha.
Veliaj tha dje se i gjithë keqkuptimi ka ndodhur ngaqë po “punon” pa informacionin e mjaftueshëm, duke qenë se është i izoluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.