Politike

Berisha: Rama e shkarkoi Ahmetajn që të arratiset, por ai është strumbullari i inceneratorëve. Pas tij Agaçi dhe Veliaj

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas shkarkimit të Arben Ahmetajt nga kryeministri Edi Rama.

Duke e lidhur shkarkimin me aferën e inceneratorëve, Berisha tha se përgjegjësi numër një është vetë Edi Rama.

“Për djegësin e Elbasanit dhe Fierit, ministria e Mjedisit që u përdor për këtë vjedhje, kishte zero lekë në buxhetin e saj.

Paratë e djegësave u morën nga fondi i emergjencave të Këshillit të Ministrave.

Ky fond përdoret vetëm në rastin e katastrofave natyrale dhe fatkeqësive të mëdha natyrore.

Edi Rama, këtë fond, e përdori për të përvetësuar, bashkë me zyrtarët e tij, dhjetëra e dhjetëra milionë euro.

Me urdhër të tij, ai kaloi nga fondi i emergjencës dhjetëra e dhjetëra miliona euro, në buxhetin e Ministrisë së Mjedisit për vjedhjet me inceneratorët.

Edi Rama është përgjegjës sepse firmosi kontratën me procedurë të mbyllur, në një kohë kur enti zyrtar, Agjencia e Prokurimeve Publike, kishte denoncuar më përpara, si të paligjshme për prokurim procedurën me negociata të mbyllura”, tha Berisha.

“Edi Rama, për të larë duart me krimin e tij të shëmtuar, aferën ndër më të mëdhatë në historinë e vendit, aferën e djegësave, ka shkarkuar Arben Ahmetajn.

Me këtë rast, unë duke e konsideruar Ahmetajn një nga eksponentët kryesorë të mafies së djegësve, shtoj se kreu i kësaj afere është një dhe vetëm një.

Ky është Edvin Rama. Në aferën e inceneratorëve ai ka firmosur siç ka pohuar vetë, në kundërshtim me ligjin.

Edi Rama ka firmosur në mënyrën më të paligjshme kontratën në shkelje të barazisë së ligjit për tenderat.

Ai ka firmosur kontratën për një kompani me zero eksperiencë në fushën e plehrave”, tha Berisha

Ai u fokusua edhe tek inceneratori i Tiranës.

“Kurrë një kryeministër, përveçse atij që vendos të vjedhë para me valixhe, nuk firmos një procedurë të tillë.

Edi Rama është koka e Meduzës e kësaj afere të tmerrshme.

Në rastin e inceneratorit të Tiranës, në shkelje të plotë, ai firmos bonus 8 pikë avantazh për kompaninë që u përdor për të gjitha vjedhjet.

Edi Rama ka pranuar se ka firmosur në mënyrë të paligjshme, por ka mohuar se njihte Gugalen, Zoton dhe Mërtirin, në një kohë kur në ligjeratën, apologjinë që i bënte vjedhjes së tij për inceneratorin e Elbasanit, ata ishin më të rëndësishmit në sallë.

Pra, ky është Edi Rama në raport me vjedhjen.

Duhet të informoj qytetarët se vjedhja në inceneratorin e Tiranës shkon, sipas KLSH, në 283 milionë euro”, tha Berisha.

Sipas tij, Ahmetaj është vetëm “strumbullari i kësaj afere” duke akuzuar në gjithë kete proces edhe Sekretarin e Përgjithshëm të kryemibnistrisë, Engjell Agaçi si personin e dyte përgjegjës pas Edi Ramës. Sipas tij, Ahmetaj u shkarkua me një qëllim: “Të shpëtojë lëkurën e Edi Ramës”  

“Arben Ahmetaj është strumbullar i vjedhjes monstruoze. Por para se të shkojmë te ai, dua të ndalem te i dyti pas Edi Ramës. Ai është mafiozi, që unë e kam quajtur Don Agaçio Dhuratmadhi.

Ky mafioz ka shkelur nga Kodi Penal, nenet e shpërdorimit të detyrës, e shkeljes së barazisë në tendera, e fshehjes së të ardhurave, e përfitimit të paligjshëm, korrupsionit pasiv, pastrimit të produkteve të veprave penale, moskallëzim krimi, etj.

Ai, në mënyrë më të papërgjegjshme, është promotor i aplikimit të procedurës me negociata të mbyllura.

Po rikujtoj këtu se, detyra e tij më kryesore është një: të shikojë përputhjen me aktet ligjore të vendimeve të qeverisë.

Ai ka një departament specialistësh, të sprovuar juridikë dhe ka një departament të luftës kundër korrupsionit.

Por, interesi i pasurimit të tij personal, e shtyn këtë mafioz të shkruajë se, të mashtrojë se autoriteti kontraktues ka shpallur procedurën. Autoriteti kontraktues nuk ka shpallur asnjë procedurë, por e ka dhënë me negociata të mbyllura si në shpellat e mafias.

Këtu fillon afera e tmerrshme mbi 450 milionë euro të vjedhura”, tha Berisha.

:Arben Ahmetaj, në vitin 2005, është arratisur disa vite në Rumani, ku kërkonte azil.

Tani ai e liron nga detyra vetëm e vetëm që ai të largohet. Me këtë rast, unë i them Edi Ramës, se edhe në ata satelitët që ke porositur, të shkojë, do bëhet përgjegjës para shqiptarëve për këtë aferë dhe aferat e tij.

Rama është kryeministri më hajdut i 110 viteve të fundit në Shqipëri, kryeministri më hajdut i rajonit dhe Europës...", shtoi ai

Berisha beri përgjegjës edhe Erion Veliajt. Sipas tij, Veliaj ka shkelur ligje dhe ka dhunuar procedura “për të bërë realitet vjedhjen me Edi Ramën”.

"Beju gati se do te perballesh me gjithe forcen e protestes me te fuqishme qe ka njohur Shqiperia, mund ti tregosh vendin SPAK por uraganin e protestes se shqiptareve, prite se po te vjen? iu drejtua Berisha, Velijat. Berisha hodhi akuza edhe ndaj Belinda Ballukut qe zevendeson Ahmetajn.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë