Politike

Berisha: Rama e krijoi Diellën që të heqë çdo përgjegjësi për vjedhjet

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në konferencën për mediat për ministren virtuale “Diella”.

 Ai tha se emërimi si ministre i një “personazhi” të krijuar nga inteligjenca artificiale është akt skandaloz.

Sipas tij krijimi i Diellës ka për qëllim shmangien e përgjegjësisë së qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama nga vjedhjet.

“Do të ndalem te Diella Rama, e cila përbën aktin më skandaloz në historinë e një shteti. Një president Republike për të dëshmuar se s’ka kushtetutë dhe as ligj, për të dëshmuar se është skllav i akteve të paligjshme të Ramës. Ka dëshmuar se është i nënshtruar totalisht. Turpëroi kushtetutën, turpëroi Shqipërinë duke dekretuar si ministre, Diellën virtuale dhe duke e dekretuar atë, akt I pashembullt.

Pas momentit të parë mediat ndërkombëtare filluan në analizojnë se kjo quhet ndryshe vjedhje e Edi Ramës. Prapa Diellës s’ka asnjë qëllim tjetër veç se largimi i çdo përgjegjësie për vjedhjet.

Rama bashkautor i dosjeve më të rënda korruptive të vendit, djegëseve…tunelit të Llogarasë. Për të mos patur përgjegjësi autorë ai krijoi Diella Ramën. Nuk ka turp më të madh se sa presidenti të dekretojë, Diella është anëtarja më e fundit dhe më e ngushë e familjes Rama”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë