Politike

Berisha: Protesta pa fjalime politikanësh, do flasin qytetarët. Nuk ndalemi deri në krijimin e qeverisë teknike

Nga Gazeta ‘Si’ - Në videokonferencën e kësaj të premteje, Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse 7 tetori ka ngjashmëri edhe me 21 Janarin, por Berisha e hodhi poshtë menjëherë këtë krahasim.

“21 janari u ndërtua mbi një mashtrim, falsifikim dhe etje gjakësore për pushtet të Edi Ramës dhe bandës së tij.

7 tetori është dita për të hapur dyert për shqiptarët për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pra, siç e sheh, 7 tetori është thirrur pasi është bërë e qartë për çdo shqiptar se Edi Rama grabit mandatet dhe nuk respekton vullnetin e qytetarëve, por e kontrollon atë.

Pasi është bërë e qartë për çdo qytetar se ky armik i votës së lirë ka vendosur në arrest dhe ndjekje penale tre drejtuesit e partive kryesore opozitare, i bindur se nuk fiton zgjedhjet.

Pasi është bërë e qartë se ai ka rikthyer, si bastard i xhelatit Kristaq Rama, burgosjet politike në Shqipëri. Pra, paralelizma, e para shkon drejt të shkuarës, kjo e dyta shkon drejt të ardhmes së Shqipërisë”, u shpreh Berisha ndëra shtoi se protesta zhvillohet për një qeveri teknike dhe zgjedhje të drejta.

Ai reagoi edhe pas mesazheve intimiduese me emrin e Ervis Martinajt që i janë dërguar Gazment Bardhit në aplikacionin Signal nga një numër i paidentifikuar, me emër përdoruesi “Mbreti Zog”.

Berisha u shpreh se kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi nuk është financuar kurrë nga biznesmeni Ervis Martianj, i cili rezulton i zhdukur prej muajit gusht të vitit 2022 dhe se drejtësia duhet të sqarojë zhdukjen e Ervis Martinajt, për fatin e të cilit nuk dihet asgjë prej më shumë se dy vitesh.

I pyetur nëse do ketë fjalime në protestë, Berisha u shpreh se “fjalën e kanë qytetarët”, duke u shprehur se “mjer ai që provokon zemërimin e tyre”.

"Skenarin e saktë të protestës do ta merrni vesh të hënën në orën 18:00. Është konceptuar si një protestë ku qytetarët i tregojnë regjimit se janë zotër të këtij vendi. Është kauzë që ia vlen të luftosh e sakrifikosh. Nuk do të heqim dorë prej kauzës sonë."


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë