Nga Gazeta ‘Si’- Kryedemokrati Sali Berisha ka theksuar se protesta e qëndrueshme dhe e vazhdueshme është sipas tij rruga e vetme për përmbysjen e regjimit aktual në Shqipëri.
Berisha, nënvizoi rolin vendimtar të strukturave lokale të Partisë Demokratike për organizimin e protestave.
“Mendoj se strukturat e PD-së, sot më shumë se kurrë, duhet t’i përgjigjen misionit të tyre, pasi ky mision është shpëtimtar për Shqipërinë dhe opozita është shpresa e vetme për këtë vend.
Së dyti, protesta e qëndrueshme dhe e vazhdueshme është rruga e vetme e përmbysjes së regjimit”, tha Berisha.
Sipas tij, Komisioni Europian në qëndrimin e tij, veçoi Shqipërinë nga Mali i Zi dhe Malin e Zi votoi për kalimin e kapitullit me vlerësime shumë pozitive, ndërsa Shqipëria mbeti në klasë.
Pra kjo tregon sipas tij se komuniteti ndërkombëtar ka mbajtur qëndrime kundër grushtit të shtetit që po bën Edi Rama me bllokimin e drejtësisë.
“Natyrisht ata marrin masat e tyre, por ne na takon, njeri këtu në Shqipëri që të vijë të heqë qeverinë nuk do të ketë. Po luftojmë për një kauzë të drejtë, një qeveri që bllokon luftën kundër korrupsionit që shndërron zgjedhjet në farsë nuk ka legjitimitet ndaj dhe po bëjmë gjithçka për largimin e saj”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje