Politike

Berisha: Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, terror mbi banorët dhe turistët

Nga Gazeta ‘Si’- Terror dhe krim të shëmtuar i ka konsideruar Sali Berisha prishjet e ndërtimeve pa leje në Theth.

Sipas tij, ajo që po ndodh në Theth bëhet edhe për të shpërqëndruar vëmendjen nga ajo që e konsideron si farsë elektorale, pra zgjedhjet e 11 majit.

Ai tha se asnjë pëllëmbë nuk është ‘tokë e xanun’ (duke iu referuar togfjalëshit të përdorur nga Rama) dhe se çdo pëllëmbë tokë e atyre fshatarëve është tokë e trashëguar brez pas brezi.

Berisha tha se kontejnerët në livadh duhej të kishin bërë deklaratën, por nuk janë ndërtime pa leje duke shtuar se ndërtime pa leje, sipas vendimit të firmosur nga vetë Rama janë ndërtimet me themele.

Sipas tij, akoma më kriminal është fakti që Rama po e bën këtë në mes të sezonit turistik kur shumë turistë kishin prenotuar për kabinat.

“Në kulmin e sezonit turistik kanë ardhur të tjerët nga Australia, Gjermania, Izraeli, Egjipti, Franca, Italia. Kanë prenotuar pushimet dhe ky del dhe u dërgon aty banda me uniformë për t’ia çmontuar kabinat apo çfarë janë ato, dhe për të zhvilluar një betejë ku banorë dhe turistë janë bërë së bashku.

Po në qoftë se aty janë bërë shkelje, ta zëmë, atëherë çdo shtet çon njoftimin e konstatimit dhe nuk ka shtet në botë që ndërhyn në mes të sezonit. Ata kanë kontrata, ata kanë prenotime,ata kanë njoftime. Prit të bjerë sezoni dhe vepro”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë