Politike

Berisha prezanton programin e PD: Do kemi Ministrinë e Familjes, bonuse për kryefamiljaret dhe shtepiaket

Gazeta Si – Kreu demokrat Sali Berisha, në Kuvendin Kombëtar ku u prezantua program politik është shprehur se programi i PD-së është më i miri në 34 vite.

Berisha u shpreh se PD, do bëjë gjithçka për familjet shqiptare, për mirëqënien e tyre përmes mbështetjes financiare. Sipas tij, qeveria e ardhshme do bëjë gjithçka për të zgjidhur çdo kërkesë dhe çdo problem të qytetarëve.

Kryedemokrati është shprehur se me ardhjen në pushtet, do të krijojnë Ministrinë e Familjes, teksa shtoi se ky dikaster do të do të zbatojë politikat më të avancuara për familjet shqiptare.

“Do mbështetet me bonuse për fëmijën e parë dhe të dytë, nga linda deri në 23 vjeç për çdo gjë për fëmijën e tretë”, tha Berisha.

Ai foli edhe për gratë shtëpiake, për të cilat tha se do të shpërbehen për punën e tyre. “Qeveria e ardhshme do të ketë Ministrinë e Familjes që do të zbatojë politikat më të avancuara për familjet shqiptare. Do mbështetet me bonuese për fëmijën e parë dhe të dytë, nga linda deri në 23 vjeç për çdo gjë për fëmijën e tretë. Me qindra dhe mijëra familje janë me nëna kryefamiljare. Qeveria e ardhshme do të bëjë gjithçka për të lehtësuar dhe zgjidhur çdo mungesë dhe problem që ata kanë. Fëmijët e tyre do të kenë 200 euro minimumin jetik. Qeveria do të bëjë gjithçka për suksesin e bizneseve të tyre”.

Berisha shtoi se i janë dashur 3 vite për të përgatitur këtë program, për të ringritur Shqipërinë nga rrënojat ekonomike.

“Janë dashur tre vite të plota për programin. Kur pranova të rikthehesha, mora një vendim, nuk rikthehesha për pushtet, as pasuri, as luks. Këtë projekt e bëmë duke e ditur situatën e rrezikshme në të cilën gjendet Shqipëria, – theksoi Berisha. – Shqipëria sot po vuan pasojat e një pushtimi nga vjedhja që është bërë këtë 12 vjet. Jemi në kushtet e një pabarazie të madhe ekonomike. Arsimi është rrënuar, shëndetësia është shkatërruar, çmimet e larta dhe korrupsioni e kanë bërë çmimin e jetës të pamundur në Shqipërisë. Prandaj PD gërmoi në histori për të gjetur çfarë programesh kanë përdorur vendet që janë gjetur në rrënoja pas luftrave e fatkeqësive, siç gjendet sot Shqipëria nga pushteti i narkodiktaturës. Ky projekt do të ringrejë Shqipërinë nga pasojat që solli Rilindja 12 vite, por këtu nuk do bie dakord me ata që thonë se politika është arti i të mundshmes, ne me politikën tonë kemi realizuar të pamundurën”.

Berisha u zotua se “me vendosmërinë më të madhe do të rrëzojmë murin e patriarkisë. Këtë mur që mban gjallë diferencat mes nënës dhe babait, vëllait dhe motrës, burrit dhe gruas. Garantoj gratë dhe vajzat se do të bëhet gjithçka për suksesin e tyre”.

Ai tha se kryeministri Rama ka tentuar ta vjedhë, sepse sepse sipas tij nuk ka asnjë projekt tjetër veç vjedhjes.

“Sot jemi mbledhur këtu për të prezantuar një projekt që në 34 vite nuk e ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Një projekt që PS, u kthye ta vjedhë dhe ta kopjojë, ndonëse kundërshtarët politikë, Edi Rama e pranoi që nuk ka projekt. Projekti i tij është vetëm dora për të vjedhur. Kopja mbetet kopje e shëmtuar, Askush nuk gënjehet”.

Sipas Berishës, “tre dekada më parë, kompania ‘Nokia’ ishte në zenithin e teknologjisë dhe ‘Apple’ nxori Iphonin e parë shumë lart dhe shumë herë mbi ‘Nokia’-n. ‘Nokia’ provoi ta kopjojë, por ‘Apple’ vazhdoi të përmirësojë iPhonin e saj. Kopja mbetet kopje, nuk shitet, nuk pranohet”, – u shpreh Berisha, duke iu referuar kryeministrit Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë