Nga Gazeta ‘Si’- ‘Në 100 ditët e para të qeverisjes, nuk ka më rrogë nën 500 euro’-ishte premtimi i kreut të PD Sali Berisha gjatë takimit elektoral në Peqin
Berisha foli edhe për pensionet, kategori e cila sipas tij, është lënë në harresë nga kryeministri Edi Rama.
“Është bërë e pajetueshme sepse pensionistët, që kanë shkrirë jetën e tyre, sot trajtohen në mënyrën më të pashpirt, sot trajtohen me një pension mesatar 172 euro, i cili para 12 vitesh ishte 143 euro. Me një pension që sot krahasuar me 13 vite më parë, blen 2 herë e gjysmë më pak.
U siguroj se me 11 Maj, me votën tuaj, ju bëni një ndryshim epokal sepse pas 11 Majit në 100 ditët e para nuk do të ketë rrogëtar me rrogë më të ulët se 500 euro në Shqipëri. Dhe se rroga mesatare do jetë 1250 euro. Nuk do ketë mësues me rrogë nën 1500 euro”-tha Berisha.
Kreu i PD komentoi edhe takimin elektoral të Partisë Socialiste dje në qarkun e Dibrës.
“Tallet me shqiptarët, merr daullen i bie daulles. Gjen dhe Noizyn me Lamborghini. Lamborghini i Noizyt nuk është pensione dhe rroga. Ai ta gëzojë, por ç’punë ka pensionisti me të. Ç’punë ka i sëmuri që vdes për ilaçe. Edhe Kamala mori të gjithë Hollywood-in me vete por përfundoi atje ku e meritonte”-tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.