Kreu i PD-së Sali Berish premtoi sot ( e premte) se kur të vij në pushtet do të rrit pensionet mbi minimumin jetik. Kjo ndërhyrje do bëhet 3 muajt e parë të qeverisjes.
“Tre muajt e parë të qeverisjes do vendoset minimumi jetik. Kjo nënkupton që 57 përqind të pensioneve, të cilat janë pensione jo të plota, por të pjesshme dhe si të tilla nënkuptohet janë nën 170 euro, që të gjitha kalojnë në minimumin jetik 200 euro. Pra, pësojnë një rritje nga 20 deri në 70 përqind si pensione”.
Pensionet mbi 200 euro rriten me 20 përqind.
Kjo ndërhyrje do bëhet me paratë e buxhetit të shtetit të cilat do të fiancojnë fondin e pensioneve.
“Nuk ka gjë më të turpshme në botë, punonjësit e buxhetit nuk paguajnë sigurime shoqërore. Kjo nuk ndodh kund në botë, përveçse në shtetin e mafies që është Shqipëria. Se kjo duhej të ishte automatike. Ky është një zbulim i ri skandaloz që tejkalon imagjinatën. Merr fund.
Nuk merr qytetar shqiptar rrogë në shtet pa kaluar automatikisht, krahas firmës që firmos për rrogën, të tjerët në sigurimet shoqërore të pensionistëve”.
“PD ka deklaruar dhe deklaron se ndërhyrjen në pensionet e shqiptarëve e konsideron një emergjencë”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



