Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me vizitën e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në Tiranë, pjesë e turit të saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Berisha e ka cilësuar këtë vizitë si të rëndësishme dhe ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë.
Megjithatë, Berisha u shpreh kritik ndaj qeverisë, duke theksuar se Shqipëria aktualisht nuk plotëson asnjë kriter tjetër për integrim përveç atij gjeostrategjik dhe politikës së jashtme.
“Shqipëria aktualisht, përveç kriterit gjeostrategjik dhe politikës së jashtme nuk plotëson asnjë kriter tjetër për integrimin e saj në BE. Në qoftë se i referohemi popullit shqiptar, shtoj këtu se në këto vite, shqiptarët kanë ikur nga vendi i tyre më shumë se në çdo kohë lufte, fatkeqësisht natyrore apo shkaqe të tjera.
Por PD thekson se vetëm një proces integrimi i bazuar në meritën, funksionimin e shtetit ligjor, zgjedhjet e lira dhe ekonominë e tregut të lirë është interesi më i mirë i shqiptarëve”, tha Berisha në konferencë me gazetarët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




