Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u përplas me kryeparlamentaren Elisa Spiropali në Kuvend gjatë seancës plenare, ku kjo e fundit i tërhoqi vëmendjen për fjalorin, pasi kryedemokrati e cilësoi PS si “partia e krimit”.
Teksa mori fjalën, Berisha iu referua Kryeministrit Rama duke e cilësuar si “kreu i Partisë së Krimit”, ndërsa Spiropali e ndërpreu duke i thënë: “Ju tërheq vëmendjen, ajo nuk është partia e krimit, është Partia Socialiste e Shqipërisë”.
Berisha nga ana tjetër iu përgjigj duke i thënë të ruajë pozitën që mban, ndryshe do i jap një përgjigje që nuk duhet.
“Do ruash vendin, mos më bëj të të jap ndonjë përgjigje që nuk duhet të të jap”, tha Berisha.
Replikat në Kuvend
Berisha: Sot, kreu i Partisë së Krimit, mori…
Spiropali: Ju tërheq vëmendjen, ajo nuk është partia e krimit, është Partia Socialiste e Shqipërisë, ju tërheq vëmendjen për fjalorin
Berisha: Do ruash vendin, mos më bëj të të jap ndonjë përgjigje që nuk duhet të të jap
Spiropali: Sigurisht që do ruaj vendin, moderoni fjalorin
Berisha: Kreu i Partë së Krimit mori epitetin më të merituar, si Ramaduro i Evropës. Dje një media në SHBA më kërkoi një intervistë, dhe gazetari i mirënjohur filloj pyetjet e tij, “Zoti Berisha na fol pak për çështjen ne Shqipëri dhe Ramaduron”, pra është bërë famoz për narkoshtetin dhe farsën elektorale.
Nëse në Shqipëri, u zhvillua farsa elektorale më dakord në botë, ky që është këtu, (i drejtohet Ervin Hoxhës), është marrë vesh se Troplinët e paguan 10 milion euro emërimin e tij, por ajo që ishte më e veçanta ishte se ndërruan me Arkendin. E morët vesh Arkend milionerin, nga Pojat e Vlorës. Këtej ishte me një rrogë ai, rrogë pedagogu, ishte me 2 pikë ca milion. Apo nuk iu bëjnë përshtypje këto?
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.