Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot para mediave se opozita do të ndërmarrë një aksion për të rikthyer funksionimin normal të Parlamentit.
Komentet Berisha i dha pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, ku tha se Parlamenti duhet të funksionojë sipas rregullores dhe parimeve demokratike.
Berisha theksoi se vendimi për veprimet që do të ndërmerren është i prerë dhe se të gjitha format e domosdoshme do të përdoren për të garantuar rikthimin e Kuvendit në “bazën e rregullores” por përjashtoi se mund të ketë bojkot.
“Bojkoti nuk është opsion. Ne e kemi të ndaluar bojkotin”, tha Berisha, duke shtuar se nesër në komisione do shihen vendimet që janë marrë.
“Do të kthejmë Kuvendin në bazën e rregullores. Të gjitha format e domosdoshme për rikthimin e Parlamentit. Nuk ka ndonjë surprise. Shkoni nesër në komisione dhe do ta shihni. Vendimi është i prerë”, deklaroi Berisha.
Shefi i PD shtoi më tej se veprimet e opozitës do të synojnë “rikthimin në rrugën e duhur të Parlamentit”, duke e cilësuar institucionin aktual si një strukturë shtypëse.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



