Politike

Berisha për Dashnor Sulën: U rreshtua me patericën e Edi Ramës

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu demokrat Sali Berisha, ka komentuar largimin e deputetit të PD-së Dashnor Sula, i cili hyri në zgjedhje si kandidat për deputet në listën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Sipas Berishës, të rreshtohesh me ‘opozitën e opozitës’, që ai e konsideron si një patericë të Edi Ramës, në vlerësimin e tij nuk është zgjidhja e duhur.

I pyetur për ‘mbrojtjen’ që kryeministri Edi Rama i bëri Sulës duke e konsideruar ‘një gjel deti i veçantë’, Berisha tha se ajo është ‘puthja e Judës’ për deputetin.

“Një pjesë nuk është e vërtetë se e kanë braktisur se nuk janë në zonë të sigurt. Një pjesë prej tyre ka thënë më përpara se nuk do të hyjnë në garë. Në tërësi, deputetët kanë pranuar verdiktin e listës. Tani nuk po flas për ndonjë që nuk e pranoi verdiktin, por unë mendoj se beteja me Edi Ramën zhvillohet jo nga opozitarë të opozitës, por në gjirin e aleancës më të fuqishme.

Mbrojtja e kryeministrit është puthja e Judës për Dash Sulën, i cili ka karrierën e tij, por mendoj se hapi që bëri, të rreshtohet me opozitën e opozitës, pra de facto me një patericë të Edi Ramës, në vlerësimin tim nuk është zgjidhja.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë