Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas kthimit nga Brazili, ku u zgjodh zëvendëspresident i CDI-së, ka zhvilluar këtë të martë një konferencë me gazetarët në selinë blu.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se në asamblenë e zhvilluar villuar në Sao Paolo u ngrit shqetësimi për situatën në Shqipëri.
Ai e krahasoi situatën politike në vend, me atë në Venezuelë, duke e krahasuar kryeministrin Edi Rama me Nicolas Maduron dhe duke e akuzuar atë për lidhje me kartelet e drogës.
“Sot jam para jush për të informuar shqiptarët lidhur me rezultatet e punimeve të asamblesë së përgjithshme të Internacionales Demokrate të Qendrës në San Paolo të Brazilit, punime në të cilat Shqipëria ishte një nga temat qendrore të organizatës politike të qendrës së djathtë më të madhe në botë, e cila grupon në gjirin e saj rreth 118 parti politike dhe ka të federuara në gjirin e saj organizata të tjera siç është EPP, etj. Në këtë organizatë, një vend qendror kishte edhe narkoshteti shqiptar.
Presidenti Pastrano, Sekretari i Përgjithshëm Isturiz dhe një seri personalitetesh morën fjalën pas ekspozesë dhe miratimit të rezolutës për Shqipërinë, duke dënuar me forcën më të madhe, shpreh shqetësimin më të madh për zhvillimet dramatike në Shqipëri, konsolidimin e narkoshtetit në drejtimin e Edi Ramës. Lidhjet direkte të Edi Ramës me kartelet më të rrezikshme si të Sinaloas apo kartelet e tjera të Amerikës Latine”, tha Berisha.
Gjatë konferencës, Berisha publikoi deklaratën e drejtueses së PPE-së, Dolors Montserrat, e cila insistonte që anëtarsimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian të kushtëzohet me ndalimin e “rrëshqitjes demokratike dhe kapjes së mediave dhe drejtësisë, të kryera nga një lidership i lidhur me trafikun e drogës, krimin e organizuar dhe pastrimin e parave.”
Po ashtu ai lexoi rezolutën e miratuar në Brazil për Shqipërinë, e cila sipas Berishës, konstaton “me shqetësim të thellë gjetjet e Raportit Final të OSBE/ODIHR, i cili konfirmon shkrirjen sistemike të pushtetit shtetëror me atë partiak, keqpërdoriminmasiv të burimeve publike dhe klimën e intimidimittë drejtësisë selektive që pengoi konkurrencën e barabartë”.
Në fund të fjalës së tij, Berisha u shpreh se ishte një nder i madh për të, që u zgjod zv/president i CDI, si dhe një vlerësim i madh për qëndresën e PD-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



