Ish-kryeministri Sali Berisha tha pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së se po shkohet drejt një proteste të përgjithshme
“Po shkohet drejt një situatë gjithnjë e më dramatike, drejt një situatë në të cilën qytetarët shqiptarë janë të ftuar të ngrihen për të përmbysur këtë regjim.
Protesta vazhdon. Ju e keni parë fuqinë e saj në parlament, do të diversifikohet, do shkohet drejt një protestë të përgjithshme popullore”, tha fillimisht Berisha.
I pyetur se çfarë do të bëjë opozita më 8 dhjetor, datë kur Partia Socialiste do të mbajë Kuvendin, Berisha tha se PD do të vijojë axhendën e saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




