Nga Gazeta ‘SI’- Të hënën e 6 Janarit, kreu Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet në ambientet e SPAK pas masës së sigurisë së dhënë nga Apeli i Posaçëm.
Të njëjtën ditë strukturat e Partisë Demokratike janë njoftuar për një protestë para SPAK. Ajo pritet të zhvillohet rreth orës 9:30 kohë kur atje pritet të shkojë Berisha.
“Ditën e hënë në orën 9:30 të mobilizojmë të gjithë strukturat e degëve për të protestuar përpara SKAP- it si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politikë. Do jemi aty në mbështetje të së drejtës, ligjit dhe së vërtetës që është në anën e kryetarit të PD, Sali Berisha”, thuhet në njoftimin dërguar degëve të partisë.
Kryetarit të PD-së i është caktuar masë sigurimi detyrim paraqitje dy herë në muaj pranë Oficerit të Policisë Gjyqësore në SPAK.
Sipas vendimit të gjyqtarit Engert Pëllumbi, Berisha duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të muajit.
Vetë Berisha e konsideron vendimin pa asnjë bazë ligjore dhe si një “pilulë elektorale” për Edi Ramën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.