Politike

Berisha: Padi penale ndaj SPAK, amnistoi Veliajn  dhe Beqajn

Sali Berisha deklaroi përmes një konference për shtyp se do të ngrejë padi penale ndaj SPAK.  

“Ne do ngremë padi penale për këtë vepër të rëndë të skapistëve të partisë.

Sikundër e njëjta parti do ngrihet për amnistinë që iu bë Ilir Beqës për sterilizimet.

Ngritja e padive penale ndaj Skapit, në pamje të parë është një akt komik.

Të besosh se Skapi do të hetojë veten dhe do të gjykojë veten, është njëlloj si të besosh rrethin katror.

Por, njëra anë është Skapi, anë tjetër është Kushtetuta dhe institucionet e saj.

Ndaj dhe ne nuk do ngurrojmë në një seri padish penale ndaj Skapit, Edi Ramës, Erion Veliajt dhe të gjithë atyre që kanë konsumuar vepra të rënda penale duke shfrytëzuar pushtetin e tyre për pasurim si të pangopur”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë