Politike

Berisha nxjerr foton: Agasi ka qenë në shtëpinë e Ramës. Surreli, zonë krimi

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar prova që sipas tij vërtetojnë në datën 15 dhjetor, Ergys Agasi ka qenë në shtëpinë e Edi Ramës në Surrel.

Berisha në një deklaratë për mediat tha se “Surreli është zonë krimi”, pasi sipas tij çdo tullë në shtëpinë e kryeministrit është e vjedhur.

“Shihni pak këtu gjobat. Vendi i gjobës së targës 444AA është atje ku duhet, ngjitur me shtëpinë e Edi Ramës. Ka lënë makinën aty dhe është futur me një mjet tjetër ose në këmbë. Çfarë donte ky tek Elda Gas?
Ka lënë makinën… Ka paguar 20 mijë lekë gjobë, kamatë nuk ka fare.

Është kapur në zonën e krimit. Surreli është zonë krimi, sepse çdo tullë është vendosur në vjedhje, e kanë paguar qytetarët shqiptarë. Çdo metër katror aty është e vjedhur ndaj dhe opozita e ka shpallur atë zonë krimi. Ky tani…ja ku është dëshmia. Ka lënë makinën aty. Ja morën apo jo me karotrec këtë nuk do ta them, por aty nuk mund të parkojë askush”, tha Berisha.

Sipas tij, dosja e AKSHI-t është një dosje e zezë. Ai tha se është alarmuese se Ergys Agasi është futur në 15 shtator me 1 mijë euro dhe ka dalë në dhjetor me 234 milionë euro.

“Intim-Agasi, ta quajmë këtë mafioz për ta kuptuar njerëzit më mirë se çfarë ka ndodhur. Pra, ky Intim-Agasi ka vënë aty 1 mijë euro dhe ka dalë në dhjetor me 22 milionë herë më shumë.

A mund të kuptohet kjo? A mund të ndodhë kund në botë kjo përveçse me Intim-Agasin? Të gjitha këto para të vjedhura qytetarëve shqiptarë në kopshtin privat të Edi Ramës, për Edi Ramën”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë