Nga Gazeta ‘Si’- Berisha u pyet sot mbi dy reformat e mundshme në proces, të sugjeruara edhe nga faktori ndërkombëtar, kryesisht OSBE-ODIHR: Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale.
Kreu i PD-së dha dy qëndrime të ndryshme, duke e ndarë ‘binarin’ politik nga ai qeveritar.
Berisha tha se do ulet me PS-në në tavolinë për reformën zgjedhore, sepse ajo bëhet nga partitë por refuzoi kategorikisht të ulej me Qeverinë për reformën territoriale.
Ai shpjegoi se reforma zgjedhore bëhet nëpërmjet partive kurse territorialja bëhet nga qeveria e Ramës, të cilën PD nuk e njeh, pasi ka dalë nga “farsa elektorale”.
“PD nuk njeh legjitimitetin e Edi Ramës si kryeministër dhe nuk mund të ulet kurrë me të, nuk mund të pranojë karrigen mbi farsa elektorale. Reforma zgjedhore bëhet nga partitë politike, nuk them se PS s’është parti e spektrit politik, ai vendosi dorën e tij të zezë të reforma territoriale, kurse reforma zgjedhore bëhet nga patitë. Nuk mund të them se s’do ulemi me PS-në për reformën elektorale, por jo me qeverinë, ajo e ka humbur legjitimitetin”, tha Berisha në përgjigjen e tij para gazetarëve sot.
Berisha akuzoi Ramën edhe për valën e fundit të shkarkimeve të drejtorëve të bashkive në vend, duke e quajtur shkelje të rëndë kushtetuese.
“Marja e kompetencave nga qeveria qendrore të ajo vendore është akt i rëndë antikushtetues dhe shkelje e Kartës së Konventës, shkelje e rëndë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2006, që ndalon apo i heq të drejtën qeverisë vendore që të ndërmarrë apo bëjë ndryshime të qeverisja vendore. Objeksionet që ka qeveria i ndjek vetëm nëpërmjet Gjykatave, me padi. Ramaduro është vetë kryeministër, kryeprokuror, kryepolic dhe kryetar bashkie, ndaj sillet në këtë mënyrë. Fjala e lirë dhe vota e lirë janë dy të drejtat kryesore. Ndaj ua lexova edhe unë raportin juve”, tha ai mes të tjerash.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




