Në prag të ndeshjes me Anglinë, kapiteni Etrit Berisha, në konferencën për shtyp para kësaj sfidë, premtoi se kuqezinjtë do të tentojnë më të mirën për t’ua bërë të vështirë jetën anglezëve.
“”Anglia është një skuadër e fortë, nëse merren lojtaret që ka në përbërje, kanë potencial shumë për të krijuar raste dhe për të fituar ndeshjet. Ne i dimë kualitetet e tyre, po e përgatisim sa më mirë këtë ndeshje.
Lojtarët kanë shumë cilësi, luajnë në kampionatin më të fortë në botë, Kane dhe Sterling janë dy lojtarë që kanë patur shumë ndeshje me Anglinë, janë dy më të rrezikshmit.”
Mungesa e Kumbullës- Kumbulla është lojtar në rritje, por kemi edhe të tjerë që janë të mirë dhe janë të gatshëm për një paraqitje pozitive.”
Presioni- Anglia është një ekip shumë i mirë, një nga më të mirat në botë, presioni nuk është aq i lartë, jo aq sa ndeshjet e tjera, sikurse ndaj kundërshtarëve të drejtpërdrejtë. Do të mundohemi t’ia bëjmë të vështirë, që të dalim edhe me pikë.”
Fitorja me Andorrën- I dinim vështirësitë me Andorrën, sepse i njihnim kundërshtarët, fituam dhe më pas Kombëtarja ka shumë kohë pa luajtur me një skuadër si Anglia, kjo është një ndeshje unike dhe shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv. Jemi gati.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




