Politike

Berisha nga Korça: Përjetuam 12 vite narko-diktaturë, Rama i plaçkiti të gjithë shqiptarët

Gazeta Si – Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përmbyllur takimin e tij elektoral në qarkun e Korçës, nga ku dhe kërkoi votën e qytetarëve për zgjedhjet e 11 Majit.

Ai hodhi disa akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se problemet ekonomike kanë goditur këtë qark, duke sjellë falimentime.

“Përjetuam 12 vite narkoditaturë, 12 vite vendosjen e një regjimi, i cili bëri gjithçka për të shtypur në Korçë dhe në Shqipëri pluralizmin, për të shtypur në Korçë dhe në Shqipëri opozitën. Bëri gjithçka për të plaçkitur korçarët dhe shqiptarët. Bëri çdo gjë për t’i përzenë ata nga vendi i tyre, – tha ai. – Çdo korçar i mençur dhe korçare që mbyll sytë dhe mendon këto 12 vite, do të gjejë se, Korça nga një vend shprese, nga një qytet i mrekullueshëm, i famshëm për dhuntitë e veta, për kulturën, për atdhedashjen, për shpirtin punëtor, shpirtin krijues, për pastërtinë, për çdo gjë”.

Berisha shtoi se në 12 vite, u larguan nga Korça, nga Erseka, Pogradeci, Devolli me mijëra qytetarë, ndoshta si kurrë në historinë e tyre.

“U larguan, jo se nuk donin Korçën, Pogradecin, Devollin apo Ersekën. Përkundrazi, me pasuritë e mëdha të këssaj treve, me liqej mahnitës, fantastikë, jo vetëm për Ballkanin, Europën. Me fermerët e saj ndër më të zotët që mund të ekzistojnë. Me intelektualët e saj të shquar. Me artistët, me këngëtarët, me shkrimtarët, me elitën e saj, Korça është vetëm për t’u admiruar”.

Sipas Berishë, “ata u larguan sepse, nga viti në vit rënia ekonomike u bë më e madhe. Sepse, nga viti në vit çmimet u rritën, sepse, nga viti në vit vendet e punës u mbyllën, sepse sofra nuk kishte më për aq sa ishin anëtarët e familjes. Nuk kishte të ndante më. Sepse, prodhimet mbeteshin në fushë, sepse, të sëmurët nuk kishin më ilaçe për t’u mjekuar. Qendrat shëndetësore u shkatërruan”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë