Politike

Berisha nga Elbasani: Dita e parë e Verës që na u mbyllën dyert e Europës

Nga Gazeta Si- Urimin e Ditës së Verës, kryetari i PD, Sali Berisha, e bëri nga qyteti i Elbasanit ku zhvilloi një vizitë në panairin e organizuar në qytet.

Urimin ai e lidhi edhe me zhvillimet e fundit duke thënë se Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme. Berisha u shpreh se kjo është dita e parë në 34 vite që u mbyllën dyert e Europës prej veprimeve të Ramës e Ballukut.

“Sot këtë festë shqiptarët e festojnë më të bindur se kurrë se festën tjetër të keqen ia lanë dimrit dhe Rama me lubinë të ardhme nuk kanë më. Kjo është dita e fundit e verës që ata i gjen me karrige të thyer ashtu siç janë. Nuk e meritojnë”, tha Berisha, duke shtuar se uron që Ditën e ardhshme të Verës “qytetarët e Elbasanit dhe mbarë Shqipërisë ta festojnë siç ua do zemra, ta festojnë me dyer të hapura drejt të ardhmes dhe drejt Europës”.

Berisha tha se është e trishtë dhe e dhimbshme se në 34 vite kjo është Dita e parë e Verës në të cilën dyert e Europës u mbyllën për shqiptarët “për shkak të veprimeve të pashembullta në historinë e vendeve që shkojnë drejt integrimit nga dyshja Rama-Balluku. Ndaj dhe le të urojmë dhe të punojmë që Dita tjetër e Verës të na gjejë sa më afër ëndrrës tonë europiane”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë