Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj disa kandidatëve të PS të zgjedhur në votimet e 11 Majit, duke i quajtur “deputetët e karteleve”.
“Arkend Balla, Sara Mile, Besa Spaho, Ani Dyrmishi etj morën 130 mijë vota”, u shpreh kryedemokrati.
Ai theksoi se, sipas tij, blerja e votës është bërë në disa dimensione.
Berisha deklaroi se “blerja e votës ndodhi duke dorëzuar të dhënat personale të qytetarëve terroristëve patronazhistë për t’i kërcënuar”.
Gjithashtu, renditi kreu i PD-së blerja e votës u bë “me prokurime publike 500 milionë, 100 euro për 48% të votuesve pensionistë, me 100 mln kanabis territor për t’u mbjellë, me punësime të dhjetëra mijërave punonjësve”.
Mandej Berisha ritheksoi se PD nuk do të njohë zgjedhjet e 11 Majit.
“Këto zgjedhje janë një farsë e vërtetë elektorale, të cilat nuk shprehin vullnetin e shqiptarëve dhe nuk do njihen nga PD”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.